Kalivaçasit, në shpirt janë artistë.Brenda rrobave të zeza prej shajaku, që veshin e nën qylahun e bardhë,” me antenë” që vendosin në kokë, gëlon një zemër e një shpirt i dhëmbshur dhe një mendje e mprehtë. Kalivaçasi, në rrjedhën e viteve të jetës së tij, brenda kufizimeve të kohës, pa bujë e pa zhurmë, i ka siguruar vetes çdo gjë që i duhej, për të jetuar, për të punuar e, aq sa ishin mundësitë, edhe për t’u argëtuar. Veglat e punës që ka përdorur një kalivaças vërtet ishin të thjeshta e funksionale por dhe të pashme e të përgatitura, me kënaqësi, nga duart e tij, prej artisti. Ato dallohen sa i takon përdorimit me lehtësi të veglave të punës dhe shijës artistike që shpërfaqin. Continue reading Punimet dhe zbukurimet, me dru
Monthly Archives: March 2017
Kalivaçasit e duan dhe e respektojnë shërbimin në ushtri
Banorët e Kalivaçit të Tepelenës, në shekuj, e kanë dashur dhe e kanë respektuar rrobën ushtarake. Njëra nga punët më të preferuara për kalivaçasin ka qenë e është shërbimi ushtarak. Prandaj thonë se një banor nga Kalivaçi i Tepelenës, është “i prerë” për të mbajtur në dorë kërrabën, ose dyfekun. Të dyja i shkojnë shumë për shtat e i japin më tepër nur, portretit të tij. Kjo përqasje është e lidhur ngushtë me karakterin e tij luftarak dhe me gjendjen sociale që përjeton. Continue reading Kalivaçasit e duan dhe e respektojnë shërbimin në ushtri