Tahir Muharrem Nelaj (1937-2003). Në gjurmët e të atit

(Qytetar nderi i komunës së Krahësit; pas vdekjes)

13626547_294420427572517_1750246605542415001_n

Çdo periudhë kohore nxjerr heronjtë e saj e krenohet me ta.  Me bëmat e tyre krenohen ata që janë të një gjaku, por jo vetëm. Heroizmat e heronjve, dëftohen, rëndom, jo pa mburrje e ekzagjerime, në kohën kur ata janë në jetë e sidomos, pas largimit të tyre nga kjo botë. Ka raste kur heroizmi përsëritet e jehona e tyre zgjat shumë. Në raste të ngjashëm, njerëzit e identifikojnë një periudhë kohore, me emrin e heroit kryesor të saj. Besoj keni dëgjuar të tillë identifikime, si: “ Në kohën e “ x”-it apo të “Y”, ishte kështu e veprohej ashtu. Përgjithësisht, aktet heroikë nuk mbeten pa u zbukuruar e pa u hiperbolizuar, dhe, disa herë, protagonistëve u thuren lavde e u “ vishen” bëma që nuk i kanë bërë. Duke iu referuar Historisë të Re, nuk mund të mohoj e të kundërshtoj rolin thelbësor të ndikimit të prejardhjes, në karakterin e një njeriu. Continue reading Tahir Muharrem Nelaj (1937-2003). Në gjurmët e të atit

Lëmënjtë e Kalivaçit të Tepelenës

Në luftën shumëshekullore, për të mbijetuar, në historinë e kalivaçasve kanë rendur përkrah njëra-tjetrës dy komponentë: Beteja për të siguruar bukën e gojës dhe ajo për të mbijetuar.
Çabej i Madh, e ka shqipëruar fjalën Kalivaç, si një vend i varur. Një rrugëtar i rastësishëm, kur përshkon hapësirën, nga lundra, deri tek Goneja dhe nga Ç esma e thatë, deri tek Varri i Hasan Memos, mesiguri që e ka pikasur këtë realitet. Kalivaçi i Tepelenës, si fshat me tetë mëhallë, dihet që është ngritur mbi bregore. Popullsia e tij, e ka siguruar ushqimin, nga fusha buzë lumit të Vjosës, dhe nga arat, që ka hapur vetë, mes korijeve me shkurre. Ara të tilla, prodhimtare gjen në Trapin e Çesmës; në Gryka; në Kullustra; në Moçale, në Daulle, në Cac; tek Gropat, në Bozanaj, në Saloniq e gjetkë. Në vitet e kolektivizimit të bujqësisë, Kalivaçi u kthye në hambar, për rrethin e Tepelenës. Shpesh, në mjedise urbane, kur bëhej fjalë, për këtë fshat, dëgjohej “ novka”: Myzeqeja e Tepelenës. Prodhohej mjaft, prandaj thuhej kësisoj për të. Continue reading Lëmënjtë e Kalivaçit të Tepelenës