Vëllamëria

Ka qenë një nga dukuritë shoqërore tepër interesante e të përhapura në komunitetin e Kalivaçit të Tepelenës. Vlerat e saj, si faktor uniteti e kohezioni  janë të padiskutueshme. Dy burra, të moshave të përafërta( gjë që nuk është kusht), pa qenë vëllezër, bëheshin të tillë nëpërmjet një riti fare të thjeshtë. Pas ceremonisë , të cilën do ta skjarojmë më poshtë, të dy burrat, konsideroheshin vëllezër, jo prej gjaku por prej dëshire të mirë. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy vëllezër të ftohtë. Ata, vërtet ishin vëllezër të ftohtë, nuk ishin pinjollë të një nëne, as të një babai, por gjithsesi ishin vëllezër. Në Kalivaç të Tepelenës, këtyre lloj vëllezërve u thoshin vëllezër pa pjesë ose vëllezër me hajmali. Continue reading Vëllamëria

Kumtëria

Mes banorëve të Kalivaçit, si në çdo trevë, në të gjitha kohët kanë funksionuar lidhje e marrëdhënie të shumta e të larmishme. Së shumti lidhjet kanë qenë lidhje gjaku e fisi por kanë egzistuar edhe lidhje të tjera, të cilat nuk bazohen në gjakun e njëjtë. Të tilla janë miqësitë, krushqitë, vëllamëritë, qinositë,kumtëritë, ortakëritë etj. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kalivaçasve, si rregull, janë shtrirë, brendapërbrenda mëhallës e në hapsirat e fshatit. Por nuk janë të paktë dhe rastet kur ato i kanë kapërcyer kufijtë e fshatit e janë shtrirë më tej, në trevat pranë. Continue reading Kumtëria