Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i lashtë e me histori. Ai shtrihet mbi disa kodra e bregore, mbi gurë. Mbi çdo bregore është një mëhallë. Mëhallët janë formuar mbi bazë fisi. Mëhallët më të lashta janë ngulime që datojnë shekullin e katërmbëdhjetë. Sipas defterëve osmanë të këtij shekulli, emërtimi i mëhallëve është: Kyçyk Leshnje; Bujur Leshnje dhe Horise. Sipas një vështrimi arkeologjik, në lashtësi dëshmohet se në Kalivaç të Tepelenës ka patur ngulime edhe më të hershme të cilat datojnë shekujt e parë, para Erës së Re. Continue reading Kalivaçi i Tepelenës dhe banorët e tij