Shkeli në dy shekuj, burri i botës e ishte i mençur, i zgjuar e personalitet, në mëhallën Ahmetaj, në fshatin e Kalivaçit e më gjerë. Tek Ai, shkonin burra kokëplotë për të marrë rekomandim, për zgjidhjen e problemeve të vështira. Prapa syzeve miope shkëlqenin dy sy që reflektonin dituri e mirësi. Xha Abedini ishte gjahtar i përsosur; mjek popullor i njohur e mentar i zgjuar.

Në vitin 1960, si njohës i zoti i situatës në komunitetin ku jetonte kapi e synonte ta kthente në të mirë të tij e të familjes një rrethanë. Zotëronte një tufë me të leshta. Afërsisht, po aq zotëronte dhe im atë, Xhevit Malkua i cili njihej në krahinë si esnaf për mbarështimin e të leshtave.

E thirri, në shtëpi, Xhevitin, plaku i mençur dhe i tha: “Ti ke ‘x’ dhe unë unë po aq, i qinosim bashkë?”

“Jo që jo”, u përgjigj im atë.

“Po përse mendon kështu?” i tha tjetri.

“Jemi të dyja familjet të varfra”, gjegji Xheviti.

Xha Abedini e kishte menduar përgjigjen e i tha bashkëbiseduesit: “Jemi dy familje, me rreth 10 anëtarë; çdo njeri ka fatin e tij; po t’i bashkojmë fatet, ata do të mbajnë njëri-tjetrin”.

Çfarë filozofie popullore, formuloi plaku i mençur i Hadere?