Kënga popullore, nuk ka krahë, por fluturon, larg. Atë e merr era dhe degdis ku të gjejë shteg.. Askush nuk mund të pretendojë: "Kjo është kënga ime". Kënga popullore i ngjan një vajzë, të cilën e kërkojnë për nuse, shumë djem, por vetëm njëri e merr. E bukura e këngës popullore është se ajo mbetet anonime dhe se përqafon, shpirtin e popullit.
Pra, autor është shpirti i popullit, hallet dhe dertet e tij. E këndojnë shumë vetë dhe secili i fut diçka nga vetja; atë që ka më të mirë. Prandaj nuancat janë të larmishme, por i ngjajnë njëra-tjetrës e duken sikur janë e njëjta gjë.
Ja një këngë, e cila këndohet në disa treva, me nuanca të ndryshme:
"... O bilbil ç’ta bëra benë;
Në ta gjeça dot folenë;
Do ta marr ta hedh në lumë;
Se ma le nusen ..., pa gjumë..."!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.