Dikur, të rinjtë, lidheshin pa e parë njëri-tjetrin. Të dy, si dhëndri dhe nusja, ishin të virgjër. Me qëllim që t’i prishte nusërinë por jo dhe virgjërinë, dhëndri mbyllej në një dhomë darkën e parë të ardhjes së nuses në shtëpinë e dhëndrit të dy vetëm. Ata kishin rastin të vrojtonin njëri-tjetrin në vetmi.
Një burrë me përvojë, në mëhallën time ishte përzgjedhur Shyqua i xha Abedinit, i jepte udhëzime dhëndrit, si të vepronte. Një grup dasmorësh (të afërm të dhëndrit) e shoqëronin atë tek dera e dhomës ku ndodhej nusja, me të shtyra e me të goditura dhe këndonin:
“... O Sabri, hoi-hoi;
Të kec mall, për djalëri;
Se ryre në pleqëri...”
Dhëndri qëndronte në gjerdek aq sa ishte koha e paracaktuar, ndihmonte nusen që të prishte simbolet e nusërisë dhe dilte. Kishte dhe ndonjë rast kur mbyllte derën nga brenda dhe e hapte të nesërmen. Kjo ka ngjarë por jo në mëhallën time.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.