- Që në gusht e nga një grusht!
- Burrë e grua- mish e thua!
- Mos i shiko gunën, po vështroji punën!
- Gurë-gurë, bëhet mur!
- Dhentë e dhitë e Zerës; nami i Hasan Qerës!
- O alo, të hëngërt tenja; e ke butaraqen brenda!
- Nga e thëna, në të bërë, është në mes një det i tërë!
- Ç’e do mall e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë!
- Është hesap i Zylalit, sa lakra i vë kalit!
- Tek ka rrjedhur, do pikojë!
- Inati i botës, dëm i kokës!
- Koka bën; koka pëson!
- Rrite Duken, të të hajë kukën!
- Ja fol e mba; ja ... e ha!
- Kur s’ke pula, hoish, mos bën!
- Kali i botës të lë në mes të udhës!
- I duruari, i fituari!
- Kur s’ke pulën, ha dhe sorrën!
- Moti i mirë duket që në mëngjes!
- Bëmë baba, të të ngjaj!
- Tjetrin mos e duaj, po hisenë ia ruaj!
Vijon...
Vijon:
- Kur të vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë!
- Miku i mirë, në ditë të vështirë!
- Gjëja e bardhë, për ditë të zezë!
- Kalova lumin, të... kalin!
- Mos bëj ho-pa, pa kaluar kanalin!
- Fisnikja; po s’të tha fjalën, do të të bëjë djalën!
- Pyet atë që ka rënë nga fiku!
- Paska ardhur nga Korça!
- Mat, shtatë herë e pre një herë!
- E dashka me sëpatën e dardharit!
- Bjeri drejt se ke lehtësira!
- Uji fle; hasmi s’fle!
- Gjuha, kocka s’ka po kocka thyen!
- Korr e mos lidh!
- Parë tok e pas rrëmujë!
- Derrat, një turi kanë
- Pordha e madhe, gris brekët e reja!
vijon...
Vijon, vijimi...
- Dardha bie nën dardhë!
- Sikur e ka nxjerrë nga hundët!
- Ai nuk kapet as me gjethe fiku!
- Sheh rrushi - rrushin e piqet!
- Nusja: Rrofsh moj Nënë 9 vjehrrë) që më mësove!
- Vjehrra: Rrofsh moj bijë që më dëgjove!
- Të keqen o Sulejmen! Vetë të rrosh po djem mos bën!
- Të presin sipas gunës e të përcjellin sipas kokës!
- Kush mëngoi- bloi!
- Ç’të mbjellësh, do të korrësh!
- Vate djali në Kolloz; vate shul e erdhi lloz!
- Kur i vjen ngodhja qenit, përmjerr tek dera e Xhamisë!
Vijon e nuk mbaron...
Vijon...
- Një burrë pyeti gurin: "Ku vete, o gur i shkretë?" Guri buzëqeshi e, me shpoti tha: "Do vete ta shkretoj gjetke!"
- Kur zihen atllarët; shkelmat i "pinë" gomarët!
- Po s’i bërë nënën, nuk të njeh për babë!
- Fjala jote, në veshë të Perëndisë!
- Flokë gjatë; mendjeshkurtër!
- Qejf pa prishur, punë pa bitisur!
- Mali me malin nuk piqen!
- Buka e thyer, nuk ngjitet!
- Ditë e re, nafakë e re!
- U nxi koha, u prish moti, mjerë ai që s’qe i zoti!
- Atë që sjell dita; nuk e sjell moti!
- Nuk mbahet shtëpia me miell hua!
- Motra jemi, po shoqe s’jemi!
- Kur thonë: More-more; do të thonë dhe mjerë-mjerë!
- Shtëpinë e prish i zoti!
- I lirë, plenci është!
- Miqtë i shto; të vjetrit mos i harro!
- Qeraxhiu me hanxhinë, piqen!
- Një ngordhi; një shtiu; një mbeti shterpë vetiu...!
- Ra shiu, e piu toka!
- Mos ma mburr; mos ma lëvdo, nesër mbrëma do t’ia shoh!
- Paska qenë iti; duket se ta ka kërryer thellë!
- E bërë dobiçin, dili për babë!
- Moj shtëpia bukëdhënë, do bëneç siç keshe qenë!
- Pulë e botës, duket më e majme! Vijon...
Vijon...
- Mortja, të merr 6 muaj më parë!
- Uthulla e fortë, prish enën e vet!
- Kush i hap gropën tjetrit, bie vetë brenda!
- Fëmijën e rritin përkëdhelitë e nënës dhe e dajos!
- Fati im, kushedi ku rrokullis gurë!
- Unë të heq gurin e themelit!
- I zoti e di ku i pikon çatia!
- Humbi, si sëpata, pa bisht!
- Gomari ngarkuar, i zoti s’e sheh; i plaçin të dy; i plaçin të tre!
- Atij, dymbëdhjetë i rreh sahati!
- Të gjithë vënë e vijnë; burri im harroi shtëpinë!
- Gusht e gunë!
- I paska marrë koka erë!
- I mbyturi, të mbyt!
Vijon...
- Rrondokop, o rrondokop, drekë e darkë t’i hash tok!
- Po vuan të zitë e ullirit, i gjori!
- Duket sikur ka hyrë në ujë!
- Qethet me shelëgë!
- Rrugës së Perëndisë!
- Raki e Çane Deliut; shëndeti i Bektash Haxhiut!
- I bën petullat me ujë!
- Po nuk hëngre hudhra, nuk mban erë!
- Ulu mal, të dalë hëna, të stoliset Kadena!
- Shumë e për lumë; pak, por paq!
- Po hodhe? do të presësh!
- Atë që të bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia!
- Ia do goja por nuk ia lë hunda!
- Guri nuk luan; burri-luan!
- E hodhi, pa lagur!
- O ti njeri me mend, hidhe në vuxhutin tënd!
- Sikur ha, me fajde!
- Nga vure thembrat; vër majat!
- Nata është e huj!
- Punët e ditës, nuk bëhen natën!
- Qeshin krushqit; qesh dhe nusja!
- Qull o qen e ha o dosë!
vijon...
Vijon...
- Ngordhi dhia; u menderos miqësia!
- Nuk më dhemb koka vetëm në njërën anë!
- I ka varur turinjtë sikur i ka ngrënë gomari bukën!
- Nusja e bën kulaçin të shtrembër!
- O dervish, mjekër kënaçe, mos e merr punën inace, se Baxhinë e kemi fshaçe!
- Paska vajtur si kova, në pus!
- Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha!
- E paska parë, plot sytë!
- Moj e zeza Vanke; që bërë viskën; Pse s’i preve kockën, po i preve kërthizkën?
- Buzë e plasur, nuk qesh kurrë!
- Si më do, të daça; si ma ke, ta paça!
- U tërbofsh e hëngërsh të zonë!
- O byrek, more byrek, ku jemi nesër, për drekë? Tek filani, me shelëg!
- Ai ta lë bishtin në dorë!
- Besën jepja, por krahët mos ia kthe!
- Ia dha drurit - e çau; ia dha gurit- e thërmoi; ia dha njeriut, e duroi!
- Nga ferrë e vogël, del lepuri i madh!
- Nga ferra, del trëndafili!
- I fundit, o qan; o qesh!
- Qejf o qejf që bën dervishi; pi raki, ha atule mishi!
- Moj e vogëla, me naze; kujt ia bën ato çapraze?
- Të humbte vula!
- Të humbte varri!
- O i biri i Nurkës; erdhi vakti i bukës!
- E gjeç nga mos e pandehsh!
Vijon ...
Më mirë djepi thatë se shejtani brenda!
Yti, mishin ta ha por kockën ta ruan!
Qeni që leh, nuk të ha!
Nuk mbahet shtëpia me një tra!
Kush pordhi; kush mori groshin?
Ruhu nga synjëri!
Gjaku nuk bëhet ujë!
Çfarë të hedhësh, do të presësh!
Ja korçare; ja hiç fare!
Këmbët e shpejta; faqja e bardhë!
E shtrova sharkun në udhë; u bëra si i sëmurë...!
E bëri si lopa!
E lëshon fjalën, si lopa bajgën!
Luftene që prish dynjanë,
nuk do ta donja kurrë,
po në më shkelshin vatane,
do të luftonja, si burrë!Që kur polla, m’u tha zorra!
Qeni qepën le ta hajë!
Qep e shqep, more Rexhep!
Janë të lutur lexuesit, kush di më tepër, le ta pasurojë këtë rubrikë!
Të kërryera nga thesaret e popullit tonë:
- Syri të gënjen!
- I dhe gishtin; të rrëmben dorën!
- Qenka ngrehosur si kaposhi në majë të plehut!
- Do zërë guri vende!
- Si pordha nëpër brekë!
- Dy vetë, një hall s’e kanë!
- Thirri mendjes! O qyqar!
- Mos dil në fshat, po s’e pate zanat!
- Prit e prit, për bukaniqe- një m... e një kakeliqe!
- Ai matet me hijen e mëngjesit!
- Paska dajo kalin!
Thesare të popullit tonë (të kërryera, taze)
"... Më deshe mike, më deshe, moj mike!
Kur të vija me peshqeshe, moj mike;
Me livando nëpër xhepe, moj mike... "
- Koka bën; koka pëson!
- Ata, të dy, janë bërë bythë e brekë;
- Kanë dalë rrëketë, të mbytin lumin;
- Pirdh moj mace, bëj peroma, ca të thata e ca të njoma!
- Hekuri rrihet, sa është i nxehtë!
- Nuk pyet i laguri nga shiu!
- U mësua si kerka në polloge!
- Në shtëpinë e të varurit, nuk përmendet litari!
- Laraskë, pa bisht e femër pa u martuar, nuk mbetet!
- Larg qoftë! Në gurt e në drut!
- Ai nuk të jep një gur të çash kokën!
... vijon kur të vijnë...
Thesare të popullit tonë
Nuset janë ndoshta njëra nga shtresat më të persekutuara e me më pak të drejta në shoqërinë tonë. Ja si e trajtonin atë, dikur, në një familje fshatare:
"... Këndoi Kaposhi i parë;
Ngreu nuse! Bëna zjarrë!
Këndoi kaposhi i dytë;
Ngreu nuse! Hidhna të lajmë sytë!
Këndoi kaposhi i tretë;
Ngreu nuse! Nxirrna qetë... ".
Mbase ky kalvar ka qenë shkak për copëtimin e familjes patriarkale më shumë kurora!
Thesare të popullit tonë, të qëmtuara kohët e fundit:
- Vajta të hapja sytë; m’u hap barku!
- Kam një grua (burrë) teveqele; e dërgoj për lakra, më sjell bizele!
- Burri luan; guri- s’luan!
- Qeni që leh; nuk të ha!
- Merr sytë e mi e vështroje!
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë!
- Një shtëpi, me dy palë shkallë!
- Kopaçet, i bën për vete!
- Plakut, dëgjoi fjalën; jo p...!
- Po s’hëngre hudhra, nuk vjen erë!
- Mali me malin nuk takohet; njerëzit takohen një ditë!
- Është e lirë kripa në Durrës, po të ha qeraja udhës!
- Muço Mustaqe kacorri, të bukur nuse që mori= mbesë shehu e bijë qorri!
- Thëngjilli i mbuluar; djeg i përvëluar!
- Qesh ai që qesh i fundit!
- Avash- avash; bëhet shelegu - dash!
- Kush u martua e s’u gëzua?
- I lirë në miell; i shtrenjtë në krunde!
- Kau lidhet për briri; burri lidhet për fjalë!
- Pyeti një burrë, gurin: "Ku vete, o mall i shkretë?" Përgjigjet guri: "Do vete ta shkretoj gjetke!"
- Të paçin në qafë, nenja me babanë; që të dhanë burrë, filan budallanë!
- Ç’ia sheh syri; ia bën dora!
- Shoqëria- shoqëri; qesja të shkojë e të vijë!
- Shtriji këmbët, sa ke jorganin!
- I zoti e di ku i pikon çatia!
- I thatë, por i thante!
- U mësua si gomari në polloget!
- Epullova; e pullova, kerken, po më hëngri miserken!
Vijon...
Në vijim të rubrikës: "Thesare të popullit tonë", po shkruaj një këngë dasme:
Kur përcilleshin krushqit, për të marrë nusen, një grup grash, në nisje të tyre këndonte këngën:
"... Kush është i pari ndër ta?
Xhumble; xhumble; marshallah;
I pari Baba Aga, (ofiq për të nderuar njerëzit e burrit);
Xhumble; xhumble; marshallah:
Qafë e sharkut, me kena:
Xhumble; xhumble; marshallah;
Bishti i kalit, me serma;
Xhumble; xhumble; marshallah... "
Sqarim Vargu: xhumble; xhumble, marshallah, është parazit. Ai shërben si refren dhe për të rimuar bukur.
Thesare të popullit tonë... vijim
- Atje, tek guri me verë, një nga një do vënë të tërë!
- Prish hambare e bëj kënaçe!
- Kashtë e koqe!
- Bukë e dhallë, e vështro halle!
- Ty Kanan, të rruatë Ademi; hunë ta vuri Alemi!
- Hedh gurin e mesheh dorën!
- Dardha e ka bishtin prapa!
- Mos qesh, se do të të qeshin!
- Ai i ka hyrë detit, në këmbë!
- Një shtëpi, me dy palë shkallë!
- Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashanë e prenë!
- E bëri me borë!
- Lëre në fatin e tij!
- Mos të hyfte vetja në qejf!
- Bir, Selman i nënës, ke të qaj më parë...!
- Të paça mendjen!
- Fshati që duket, s’do kallaus!
- Lumi që mori Vunonë; daltë e marrte dhe Qeparonë!
- Mbeç shkretë o Qafë e Xhamisë; ç’u bëre vend i pusisë...!
- Paç fatin e K...!
Vijon... Thesare të popullit tonë
- Çfarë mban barku, e nxjerr bardhaku!
- Ujku mjegull do!
- Dil Hasan e s’do të dalë, erdhi koha për t’u falë!
- Djalë i pleqërisë, mall i Perëndisë!
- Atë nuk e qasin në fshat dhe kërkon të bijën e priftit, për nuse!
- Arabe: Kur Muhameti nuk shkon tek Mali (Arafat); atëherë ngrihet Mali e vete tek Muhameti!
- Kali që të shtje, të ngre prapë!
- U poq gruri; do korrur!
- Nuk vjen behari me një lule!
- Shtëpia me dyzet pleq; kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq; e zeza unë ç’po heq!
- Pirdh moj mace, bëj peroma, ca të thata e ca të njoma!
- Bëmë baba të të ngjaj
- Qejfi i ha kumbullat të tharta!
- Pika shpon gurin; fjala bind burrin!
- I urti, i hap udhën të marrit!
- Çdo njeri, thotë: "O nëna ime!"
- Një palo burrë, kur i thanë: "ka rënë zjarr, në fshat", tha: "Larg nga mëhalla ime!" Kur zjarri erdhi në mëhallë, birbua tha: "Larg nga shtëpia ime!" Dhe kur nisi të digjet çatia e shtëpisë së tij, tha: "Larg qoftë nga bytha ime!"
- Kali i kuq, e ka një huq!
Thesare të popullit tonë
- Krapi- shkodranit: "... O m’pi, me venë; o m’ço ku kam kanë!"
- Kali i kuq, e ka një huq!
- Për një plesht, djeg jorganin!
- Dro-o; dro-s’o!
- Lëre në fatin e tij!
- Tu pa; tu bo!
- Burri- burrit, ia thotë!
- Me drutë që nxjerr, me atë zjarr do të ngrohesh!
- E paska lidhur kalin!
- Më mirë djepja thatë se shejtani brenda!
- Bjeri se i bie mirë!
- Paska ikur, për lesh!
- Me të parë e me të bërë!
vijon...
Baritore; me bejte:
"... I ziu çoban me dele, vallë si do t’ia bëjë halle?
Në vuftë dhe ai kapele;
S’e besoj ta mbajë stanë... "
Thesare... vijon:
O ceco, vdiqe rehat;
Kokën poshtë e bythën lart!Kur i thonë Asmon; s’ke ci bon!
Thesare të popullit tonë vijon...
- Hëngri bukë e fiq, e vdiq!
- Botë-botë, nuk është puna jote!
- ka zë, s’është pa gjë!
- Dita-ditës, nuk i ngjan!
- Qeni qepën le ta hajë!
- M... i ati; m... i biri; m... ai që bëri t’anë!
- Ia paska marrë për shtatë palë qejfe!
- Qëllon qorri, me një sy; qëllon një e godet -dy!
- Paraja e paguar, puna e mbaruar!
- U tërbofsh e hëngërsh të zonë!
- Tra-la-la zura një galë; do ta rrit, do ta bëj djalë!
- Kur i thanë një çobani, përse nuk shkon të qash babanë, ai u përgjigj: "Unë s’qava behare, na do qaj babanë!" ... Vijon.
Thesare të popullit tonë
- Që kur polla; m’u tha zorra!
- I haka kurrizi!
- Ia do goja, por nuk ia lë hunda!
- Qesh hunda- buzën!
- Nuk më ha hunda për mish!
- Kur të jep Perëndia miellin; të fsheh shejtani thesin!
- Xhamadan për Danon!
- Ulu mal, të dalë hëna; të stoliset Kadena!
- Pordhi kali, në derë të hanit!
... vijon.
Thesare të popullit tonë... vazhdim:
- Të pjellë, për të vjellë!
- Shiu të bjerë në arën time!
- Kur ndava vëllanë; veçova belanë!
- Një shtëpi, me dy palë shkallë!
- Harapash e këmbëkuqe, ç’e bërë gjalpët moj nuse?
- Lanet pastë qeni Çumanit, hëngri gjalpët e xha Çanit, po e zonja, ku kish qenë? Po nderte grurin në lëmë...!
- Tre që e dy pendë!
- Kur gjëmon topi, pushka nuk dëgjohet!
- Ha më pak e bli biçak!
- Vishet mani, zhvishet burri!
- Qenka i shpirrur!
- Jo ashtu, po kështu, hidhe këmbën përmbi gju!
- Doli hëna, për kusare, dil moj hënë e bukur-o...!
- E paska ngarë lloha!
- Kërcen prifti nga belaja; kërcen se e gjen hataja!
- Gjella me kripë e kripa me karar!
- Njëra dorë lan tjetrën; të dyja lajnë fytyrën!
- Ai nuk të bën për burrë!
- Duket, i paska pjellë mushka!
- Të lutem: Hidhmë pak më lart se këtu kam hedhur tim atë!
- Ai flet rrallë, por, kur flet, ngul gozhdë traqi!
- Në dasmën e tjetrit kërcen kushdo!
- Fjalët e botës, si bajgat e lopës!
- Qenka hallvë e ftohtë!
- Ngushëlluese: Ia dha drurit; druri u ça; ia dha gurit; guri u nda; ia dha njeriut, Ai e duroi!
- Gjithë bota vënë e vijnë; burri im harroi shtëpinë!...vijon...
Nxjerrë nga thesaret e popullit tonë poet:
Kënga është e popullit tonë; ajo është kënduar në një kohë të caktuar. Nuk duhet të ketë qejfmbetje se nuk ka as emra, as qëllim të keq e prapamendim:
"... Shëndreu, nja katër a pesë;
Bëri Fieri një kongres;
Mblodhi lalët e Myzeqesë;
Mblodhi lale e mbajti fjalë;
U tha djemve: "Udhë e mbarë!"
Tahsin Bën' keni të parë!
Tahsini u kapardis;
Hipi pelën e u nis;
Vajti deri në Gjanicë;
Zuri zemra t’i lëvizë;
Se i thonë plumb i Partisë;
Që të merr sisë me sisë...! "
Vijim...
- Kur të jep Perëndia miellin; të fsheh shejtani thesin!
- Moj dynja, felek-felek, ca i ngre, ca i përpjek!
- Larg syve; larg zemrës!
- I duruari, i fituari!
- E mori osh e branë!
- E mori përrupia!
- Qenka protojene!
- E ka kapur dalldia!
... vijon
Vijon...
I ziu që kur kam lërë;
Yzmeqar, derë me derë;
katër këmbë s’i kam përzierë!
- Hajde baba të të mësoj arat!
- Ziheshin dy pula me njëra-tjetrën. Njëra e bënte vezën më të madhe dhe e shiste një cent më shumë. Po ti, moj korbe, i thotë shoqes, përse nuk e bën vezën një çikë më të madhe që të fitosh më shumë? Pula shoqe, me kapadaillëk e pyeti shoqen: Po sa merr ti nga ajo vezë? Pula e mirë iu përgjigj shoqes, me çiltërsi: Marr një cent, më shumë. Uaaa gjegji tjetra; për një cent, ta çaj bythën unë?
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.