Banorët e Kalivacit të Tepelenës, me shpirtin atdhetar që i ka tipizuar në të gjitha kohët, sytë i kanë mbajtur nga Vlora dhe e kanë parë këtë qytet me pozicionin gjeostrategjik dhe me atë popullsi të zjarrtë, si pjesë të trupit të tyre. Ndoshta është e tepërt të theksoj se ishin të shumtë ata kalivacas që, me thirrjen e shoqatës "Vatra" të Bostonit, mblodhën të holla për të ndihmuar Luftën e Vlorës në gusht të vitit 1920. Nuk ishin të paktë dhe ata që nuk u mjaftuan me paratë3 që dhanë, por u hipën mjeteve detare dhe erdhën për të luftuar, në Vlorë.
Luftës së Vlorës i është bërë jehonë, në forma të ndryshme dhe dashuria për këtë qytet heroik është fiksuar në këngë. Një burrë nga Kalivaci, atdhetar i shquar, nga rrënja, kur ia merrte këngës, me zë të kthjellët si ujët që buron nga shkëmbi, "lëviznin" edhe qeprat e petavrat. Nelo Resmi Nelaj (ndjesë pastë), kish për zemër këngën:
"... Në Vlorë foli prefekti;
Moj Vlor-o; Kanin-o;
Të mblidhet gjithë mileti!
Moj Vlor-o; Kanin-o;
Se vjen Smaili, nga deti;
Moj Vlor-o; Kanin-o..."
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.