Në repartin ku shërbeja, një ushtar, kishte prirje për të shkruar poezi. Ai ishte nga fshati Petresh, i rrethit të Elbasanit dhe kishte plotësuar afatin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kur të shkonte në fshatin e lindjes, hallet nuk besoja se do ta linin të shkruante poezi. Më erdhi keq të humbiste kot, një talent si ai.
Një ditë, bleva në librari 4 vëllimet e Getes, të cilat sapo ishin botuar dhe u ngjita në katin e sipërm të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku ishte kryetar mentari Dritëro Agolli.
E gjeta në zyrë, në tavolinën e tij të punës. Mbasi më dha dorën e më uroi mirëseardhjen, më përgëzoi që kisha blerë veprat e Getes. U prezantova e ai më mirëkuptoi. Më propozoi kafe dhe raki, por refuzova se nuk doja ta largoja nga puna.
I rrëfeva shqetësimin e Dritëroi, sërish më falënderoi që interesohesha për një poet të ri. Ngriti telefonin e i tha Musa Vyshkës, në atë kohë kryetar i Lidhjes për Elbasanin që ta merrte në lidhje talentin e ri poetik. Fluturova nëpër shkallë, me mendimin se kisha bërë diçka që ia vlente dhe ishte në sferën e detyrave të mia...
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.