Një vejushe, të cilës i ishin hapur fjalë të liga, ishte bojkotuar nga shoqet. Asgjëkundi nuk e shoqëronin shoqet e saj dhe ajo e ndjente vetminë.
Një ditë vajti në korije, për të bërë dru dhe kur ishte e vetme, mbasi pa rreth e rrotull e nuk pa as nuk dëgjoi zë njeriu, u ul e me ligje u ankua për fatin e saj të zi.
Ligjërimi i saj ishte:
"Unë korba, qysh të bëj?
Burrë s'kam e djem po bëj!"
Nuk mori përgjigje. Ngarkoi barrën e druve në kurriz e mori udhën e kthimit në shtëpinë e saj.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.