Një çoban, djalë azgan, i kish vënë synë, një vajzë faqekuqe. Dy fjalë kishin këmbyer, por i kishin dhënë besën njëri-tjetrit se do të bëheshin burrë e grua. Vajza ishte mjaft e bukur e nga soj i mirë dhe në moshë për t'u çiftosur. Lajmësit, pasonin njëri-tjetrin, në derë të saj, të cilët, e kërkonin për ta çuar nuse.
Vajza, kishte lidhur besë dhe nën pushtetin e prindërve e të opinionit, nuk thosh dot jo, por u shtir si e sëmurë. Pretekst ky i justifikuar.
Djali u merakos, seriozisht për shëndetin e të dashurës e i dërgoi haber, kësisoj:
Çobani: “... Trendelina vergje-vergj;
Trendelina, moj;
Je sëmurë a do e dergje?
Trendelina, moj;”
Trendelina: “... As sëmurë; as dergjem kurrë;
Trendelina, moj;
Pres të të marr për burrë;
Trendelina, moj...”
Dhe çobani dërgoi lajmësin për ta kërkuar, në familje dhe të dyja familjet, u lidhën me miqësi, e të dashuruarit u bashkuan.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.