Është i mirënjohur fakti që, në Kalivaç, por jo vetëm, dikur, burrat e fshatit ishin të prirur për të qenë çobanë të përkushtuar e mjeshtërorë; ushtarakë të zotë dhe kurbetlinj të gjallë. Një çoban delesh, kur nxirrte bravaret në kullotë; për t’iu gëzuar sa më mirë qengjave dhe kecërve që lodronin, zgjidhte për t’u shlodhur një pllakë guri e shtrihej mbi të.
Një ditë, aty pranë kaloi një gjarpër nga ata që pickojnë e helmojnë. Zvarraniku, kur pa burrin të shtrirë e pa vëmendje, tentoi të bënte atë që dinte.
“Mos, i tha guri; nuk e vështron që është ulur mbi mua? Ma lër mua, ta ha, pak nga pak e çdo ditë. U bind gjarpri dhe ia la prenë gurit”.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.