Në fshatin Krahës, të rrethit të Tepelenës, dikur, ka jetuar një i pashkollë por me mendjen “top”. Ai ishte nga ata mentarë, i cili, me një të parë apo me një bisedë të thjeshtë, ta “qepte” bejten. Fshatari trupshkurtër e me një kapele me strehë, të cilën e mbante mënjanë, quhej Nuredin Mecani.

Një ditë, xha Nuredini vajti në dyqan dhe u mërzit duke pritur. Aty për aty, sajoi bejten:

“...I ziu Dino Mecan;
Ditë për ditë në dyqan;
Më kërkon gruaja fustan;
Vete tek Rexhep Orhani (shitësi);
Dal se s’ka ardhur horari;
Fajin e ka kryetari;
Ai Kalo barkëmadhi;
Edhe ky Resul Qamili;
Hundëgjatë si botili...”

Xha Nuredini prej kohësh nuk është në jetë por ka lënë pas krijime të shumta e me vlerë. A nuk është e mundur të bëhet grupimi dhe botimi i tyre, qoftë dhe në shtypin lokal të kohës?