Një e moshuar, në fund të marsit, pas disa ditëve të ngrohta, vuri dhentë përpara e doli në stan, në mal. Ajo, e mërzitur nga dimri i ashpër, u tha shoqeve: "Ma mori të keqen dimri, erdhi behari, po dal në stan", dhe doli.
Mirëpo dardha e kishte bishtin prapa. Çfarë ndodhi? Marsi, në të dalë, i tha pararendësit të tij, shkurtit: "Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua, ta ngrij plakën me gjithë ç’ka!" Ia dha ditët hua Shkurti, marsit dhe, ky i fundit në ato tri ditë bëri kiametin e zi, me ngrica, borë e sufurinë (plakat që kanë zënë vend në mentalitetin e njerëzve). Ngriu, plaka, me gjithë dhen e me qenin e u bë gur, sipas rrëfimeve. Prandaj ka mbetur slogani:
"... Shkurti, shkurton urët; marsi mbledh lëkurët..."!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.