Si i moshuari dhe i riu, e kanë një hall!

Dikur, një djalë në vaktit, i kishte vënë synë një vajzë të bukur e të kolme dhe synonte ta merrte për grua. Ai do të çonte lajmës në familjen e vajzës, siç qe zakoni i vendit e pastaj do ta merrte në shtëpi.

Në kohë të nxehtë, si kjo që po përjetojmë, vajza, vishej lehtë e me petka të holla. Aq sa e lejonin normat e kohës, kur vishej me të holla, i dilnin më mirë në pah hiret e moshës.

Djali donte të sigurohej se vajza që pëlqente nuk ishte e lidhur, pra ishte "hergjele". Nuk ia thosh dot me gojë ato që mendonte për atë birronjë, prandaj, "lëshoi" bagëtitë në një lëndinë me bar; u ul mbi një xinë, nxori cylën dyjare nga vendi ku e mbante prandaj ia tha me këngë. Vargjet e këngës, përafërsisht ishin:

"... Ky fustani yt, moj, cipë gjarpri;
Moj Daf-o Dafine, moj Parashqevi;
Babai ta ka blerë? a peshqesh njeri;
Moj Dafo- Dafine, moj Parashqevi..."?